Paqe jo konflikt! Presidenti Begaj: Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugë bashkëpunimi
Presidenti Bajram Begaj ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e bashkëpunimit. Ai tha se paqja duhet të vendoset një herë e mirë në Ballkan, dhe kjo mund të arrihet duke pranuar kushtet e ndërkombëtarëve.
Nga Azerbajxhani Presidenti Bajram Begaj u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të parë nga e ardhmja.
"Dialogu është shumë i rëndësishëm, jo ta shohim njëri-tjetrin përmes mërive të së djeshmes, por mundësive të së ardhmes."
Kreu i Shtetit Shqiptar nga vendi aziatik apeloi Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuciç që të respektojnë marrëveshjet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët.
"Respektimi i marrëdhënieve të ndërmjetësua nga ndërkombëtarët duhet të jetë pikë orientimi drejt pasqes së qëndrueshme."
Presidenti begaj përsëriti nevojën urgjente për paqe në rajonin e brishtë të Ballkanit perëndimor
"Prosperiteti jo konflikti, duhet të jetë busulla e orientimit të mbarëvajtjes së stabilitetit rajonal. Sa më shpejtë të ndodh diçka e tillë, aq më dobipurrësë do të jetë për popullin tanë."
Krerët e shtetit dhe politikës shqiptare në vazhdimësi kanë bërë thirrje për shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rikthimin e palëve në dialogun e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.
