Festivali i këngës për fëmijë, Nikol Çabeli me “Coco Im” fitoi edicionin e 61-të në Shkodër
11-vjeçarja Nikol Çabeli triumfoi në edicionin e 61 të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër. Ajo u vlerësua si zëri më i mirë mes 20 fëmijëve konkurrentë!
Nikol Çabeli me këngën “coco im” u shpall fituese e edicionit të 61-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër.
11-vjeçarja nga Gjirokastra që e kishte pjesëmarrjen e parë të sajën në këtë festival, mori pikët maksimale nga juria që ishin vetë fëmijët.
Drejtori i festivalit Ermir Zoga, tha se rrugëtimi mbi 6 dekada i kësaj feste të madhe të fëmijëve, është dëshmia më e bukur se Shkodra do të vazhdojë ta ruajë këtë traditë.
Eriona Rushiti nga ky festival doli me 2 çmime, si autore e tekstit dhe muzikës së këngës fituese dhe e çmimit “Kujtim Alija”.
Me çmim të dytë u vlerësua kënga “mama” nga Emili Dervishi dhe çmim të tretë kënga “superstar” Gedis Germani.
