Me plagë në kokë e të gjakosur, pamje të rënda nga të plagosurit pas sherrit për guroren në Fushë Krujë

Ora News ka siguruar pamjet e personave që kanë mbetur të lënduar pas sherrit në një lokal në Fushë Krujë-Thumanë dje mes dy fiseve Maja dhe Rraja.


Sherri nisi si pasojë e konfliktit për një gurore që ishte në pronësi të fisit Rraja.

Në fotot e siguruara nga gazetari i Ora News shihen disa persona me plagë në kokë e të gjakosur.

Me plagë në kokë e të gjakosur, pamje të rënda nga

Pas sherrit, u arrestuan 4 persona, u shoqëruan 8 të tjerë, ndërsa 3 u shpallën në kërkim.