Sandro Tonali largohet nga Milani, prezantohet te Newcastle

Sandro Tonali tashmë është zyrtarisht një lojtar i Newcastle. Mesfushori ka firmosur deri në vitin 2028, kontratë nga e cila do të përfitojë 8+2 milionë euro në sezon.

Pas 3 sezonesh me kuqezinjtë, mesfushori nis një aventurë të re në Premier League, në një marrëveshje që do të çojë në arkat e Milanit rreth 80 milionë euro.

“Ishte një udhëtim i bukur. Familja kuqezi të uron më të mirat”, lexohet në komunikatën përshëndetëse të Milanit, ndërkohë që klubi ishullor i uron mirëseardhjen.

23-vjeçari ka fituar një titull kampion me Milanin, në sezonin 2021-2022.