30 milionë euro në sezon, nga Arabia vjen oferta stratosferike për “plakushin” Buffon
Gianluigi Buffon ka edhe një vit kontratë të mbetur me Parmën, por “gardiani’ 45-vjeçar është në dilemë të madhe për të ardhmen. Ai po mendon më shumë se kurrë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, por ka në tavolinë edhe një tjetër opsion. Të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku emrin e tij e vlerësojnë së tepërmi sheikët.
Këta të fundit kanë konkretizuar edhe ofertën për veteranin duke i ofruar rreth 30 milionë euro në sezon. Ende nuk bëhet i ditur emri i klubit që ofron këtë shumë për ish-portierin e Juventus, por e sigurt është se italiani po e studion mirë para se të marrë një vendim përfundimtar.
Nëse Buffon pranon ofertën e arabëve atëherë do të shndërrohej në italianin e dytë që do të luante në Lindjen e Mesme pas Sebastian Giovincos që la Juventusin për t’u aktivizuar dy vite me skuadrën e Al-Hilal.