Shevchenko kandidat për të marrë drejtimin e Kosovës

Andriy Shevchenko është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Kosovës. Burime pranë Federatës së Futbollit në Kosovë bëjnë me dije se legjenda e Milanit, ukrainasi Shevchenko, është i preferuari i FFK-së, edhe pse akoma detajet mbeten të fshehta.

Siç raportohet, Andriy Shevchenko është i gatshëm ta marrë drejtimin e Kosovës, por ende palët nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre. Në të kaluarën e tij, ai ka qenë trajner i kombëtares ukrainase dhe i klubit italian të Genoas.

Përveç legjendës së Milanit, në garë për stolin e Kosovës është dhe ish-trajneri i Kamerunit, Toni Conceicao, i cili është i gatshëm dhe ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e dardanëve.

Përballja e radhës për Kosovën është më 9 shtator, ndaj Zvicrës, për këtë arsye brenda këtij muaji pritet të zyrtarizohet strategu i ri.