Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për euron, veprimet nuk kanë ndikuar në stabilizimin e kursit të këmbimit
Përgjatë vgjashtë muajve të parë të këtij viti Banka e Shqipërisë ka ndjekur programin për ndërhyrjen në tregun e këmbimit valuator duke mos ndikuar në ecurinë e mbivlerësimit ose zhvlerësimit të tyre kundrejt lekut.
Duke filluar që nga janari e deri në mars të 2023-shit, ka injektuar 16 herë euro.
Mes tyre vlera më e lartë ka qenë gjatë periudhës së shkurtit ku dy herë janë hedhur si likuiditet mbi 43 milionë euro, vlera më e ulët i takon takon pjesës së parë të janarit dhe marsit ku tri herë shuma e injektuar eshtë 28 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër varion me vlerat mbi 32 milionë e deri tek 38 milionë euro.
Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2023, sikurse lajmëruar në 13 dhjetor 2022, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar 2 ankande për blerjen e valutës ndërsa deri në fund të qershorit ndërhyrja parashikohej në 8 herë në një shumë maksimale prej 72 milionë eurosh
Veprimet nuk kanë ndikuar në stabilizimin e kursit të këmbimit, edhe pse më herët guvernatori gent sejko ka deklaruar se është një treg i lirë në bazë të kërkesë ofertës.
Vlera e monedhës evropiane ka pësuar rënie konstante që në janar të vitit 2023 ku më e larta i takon 6 janarit me 117.32 lekë dhe më e ulëta i takon 9 qershorit me 105.62 lekë.
Edhe dollari paraqitet në një situatë në rënie, ndërsa qeveria ka argumentuar se forcimi i lekut vjen si pasojë e të ardhurave nga turizmi por dhe nga investimet e huaja.


