Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin

Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Fredi Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, duke vendosur 10 vite burg.

Ruzhdi Hoxha u gjet i pajetë më 6 nëntor 2021, ndërkohë që ishte kallëzuar i zhdukur nga familja që më 24 tetor 2021.

Trupi i viktimës u gjet i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ishte gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestua miku i viktimës, Fredi Rrushi i cili ishte edhe personi i fundit që ishte takuar me biznesmenin.

Raportohet se policia ka zbuluar se ai ka dhënë deklarata të rremë në polici lidhur me rastin në fjalë. Ai fillimisht kishte deklaruar se biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishte lënë në zonën e njohur si “3-shi” në Tiranë dhe më pas nuk kishte pasur kontakte.

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite
Fredi Rrushi dhe vendi ku u gjet i vdekur Ruzhdi Hoxha

Por nga gjurmimi që policia ka bërë, rezulton që makina e tij tip “Passat” është parë në zonën e Dajtit dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo ka bërë që policia të dyshojë se biznesmeni mund të jetë vrarë në këtë zonë.