Gjendet i vdekur 45-vjeçari në Liqenin e Farkës

Një 45 vjeçar është gjetur i vdekur pranë liqenit të Farkës në Tiranë, dyshohet i mbytur.

Viktima ishte shpallur disa ditë më parë i zhdukur nga familjarët e tij, ndërsa në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.