Zjarri në fushën e mbetjeve, gjobitet 1 milion lekë Bashkia Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2023, 18:34
IKMT ka gjobitur me 1 milion lekë bashkinë e Vlorës lidhur me rastin e përfshirjes nga flakët të fushës së mbetjeve ditën e djeshme.
Pas ndërhyrjes së kryer edhe nga forcat e ushtrisë dhe atyre të zjarrfikësve edhe gjatë ditës së sotme, situata është drejt përmirësimit.
Pasditen e së enjtes, fusha e mbetjeve u përfshi sërish nga flakët duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Forca të shumta të zjarrfikësve dhe katër automjete u vunë në dispozicion për të shuar flakët.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
