Ilir Daja mund Tiranën, bardheblutë nuk dinë të fitojnë në miqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 21:49

Ballkani kaloi Tiranën në miqësoren e dytë të bardhebluve në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kampionët e Kosovës u treguan superiorë ndaj skuadrës së Orges Shehit, ende në punë për të kolauduar grupin e riformatuar pjesërisht.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 3-1 me gola të Tushës, Rrahmanit dhe Berishës.
Kjo është ndeshja e dytë brenda pak ditëve për Tiranën që barazoi fillimisht me skuadrën tjetër e Superligës së Kosovës, Dukagjini.
