Panik për gazetaren, i vjedhin celularin në lidhje live gjatë festës së titullit (VIDEO)

Momente tensioni dhe ankthi gjatë festës së titullit kampion të skuadrës kolumbiane Millionarios. Në mesin e turmës gjatë një lidhjeje direkte, e ndodhur me tifozëve entuziastë, gazetarja Mayra Tenorio është bërë viktimë e hajdutëve që i kanë vjedhur celularin.

Ngjarja ndodhi në Bogota të shtunën e kaluar pasi klubi kryeqytetas triumfoi me 11-metërshave ndaj Atletico Nacional Medellin. Gjithçka ndodhi gjatë transmetimit live me studion pasi ajo e kuptoi që lidhja u ndërpre pikërisht për shkak të vjedhjes së celularit.

E dëshpëruar, ajo kërkoi ndihmën e tifozëve që u përpoqën t'i rikuperonin celularin por nuk arriti ta gjente sërish duke shkruar pak orë më vonë në rrjetet sociale se tashmë është bërë e rrezikshme që një njeri të dalë i vetëm në rrugët e Bogotas.