“Së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”, Tata Martino ‘përndjek’ Messin në Inter Miami

Që nga dita kur Lionel Messi nënshkroi për Inter Miami, skuadra e MLS ka kërkuar një trajner dhe më në fund e ka gjetur një të tillë.

I zgjedhuri i klubit dhe Lionel Messi është Tata Martino. Trajneri argjentinas mban marrëdhënie të shkëlqyera me Lionel Messin dhe ata kishin punuar së bashku në Barcelonë dhe gjithashtu në Kombëtaren e Argjentinës.

“Jam shumë i emocionuar që vij në një klub të madh si Inter Miami dhe e di që së bashku mund të arrijmë shumë gjëra të mëdha.

Klubi ka infrastrukturën e nevojshme për t’u bërë konkurrues në rajonin e tij dhe besoj se me punën dhe përkushtimin e të gjithëve mund t’ia dalim”, tha Tata.

Në skuadrën e tij të re, përveç Messit, ai do të gjejë Busquets, i cili pas Barcelonës vazhdon te Interi.