Mesfushor për mesfushor, Milani zyrtarizon pasardhësin e Tonalit

Mesfushor për mesfushor, Milani zyrtarizon pasardhësin e Tonalit
Milani nuk humbet kohë duke e zëvendësuar menjëherë Sandro Tonalin të larguar pak ditë më parë te Newcastle për 80 milionë euro.

Kuqezinjtë firmosin me mesfushorin anglez të Chelseat, Ruben Loftus-Cheek. Pasi zhvilloi testet mjekësore dhe i kaloi me sukses, shtatlarti me ngjyrë u zyrtarizua si blerja më e re e kuqezinjve të cilët po bëjnë një revolucion të vërtetë gjatë kësaj merkatoje verore.

27-vjeçari ka firmosur një kontratë që do ta lidhë me Milanin deri në vitin 2027.