Scamacca pistë e komplikuar, Roma mendon për një sulmues tjetër

Roma është në kërkim të një sulmuesi. Duke qenë se pista e Gianlucca Scamacca është e vështirë dhe do shumë kohë, ekipi italian po shqyrton alternativa të tjera.

Emri i fundit që po dëgjohet në korridoret e zyrave të Romës është ai i Alvaro Moratës. Morata e njeh mirë Serie A, pasi ka luajtur më parë për skuadrën e Juventusit.

Aktualisht, spanjolli është pjesë e Atletico Madrid, por një kalim në Itali do të ishte i mirëpritur. Roma po mendon edhe për futbollistë të tjerë, si Marko Arnautovic dhe Wilfried Zaha.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho shpreson se do mund të bëjë merkato të mirë dhe beson se do jetë ky sezoni ku do mund të fitojnë trofe të rëndësishëm.