Partizani cinik në miqësore, një gol mjafton ndaj Strugës

Partizani ndodhet në Pogradec, ku po zhvillon fazën përgatitore. Të kuqtë po stërviten intensivisht për dy ndeshjet e fillimit të korriku ndaj Bate Borisov, të vlefshme për turin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Të besuarit e Zoran Zekic zbritën sot në fushë, për një ndeshje miqësore. Kryeqytetasit triumfuan 1-0 ndaj Strugës në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, në një sfidë tejet interesante.

Tekniku Zekic synon evidentimin e lojtarëve të rëndësishëm, të cilët mund të bëhen pjesë e skuadrës që ka në mendje për sezonin e ri futbollistik. Grupi është mjaft i mirë dhe do kërkohet si gjithmonë, arritja te trofetë.