Kurban Bajrami, kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla urojnë besimtarët myslimanë

Teksa e gjithë bota myslimane feston sot Kurban Bajramit, vjen një urim nga kryeministri Edi Rama. Ky fundit ka uruar sot besimtarët për këtë festë të shënuar në kalendarin e tyre.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, thuhet në urimin e Ramës , ndërsa ka publikuar një foto nga një xhami, ku duket një pëllumb.

Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve. Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit!

Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e Besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura.

Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan në urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.