Petrit Vasili: Rama nje "El Çapo", qe ofron negocime si picat taksi!

Si krijuesi i narkoshtetit ne mes te Europes Edi Rama sot praktikisht eshte nje kryeminister, qe nxin ne çdo drejtim shkurt nje El Çapo ne kryeministri. Krijuesi i Shqiperise si Kolumbia e Europes s'mund te quhet tjeter aq me shume pas legalizimit te kanabisit. Fluturimet lart e poshte ne panik, gjithmone larg Shqiperise dhe vetofrimi bajat dhe i trashe si negociator ambulant me kredenciale zero eshte i vetmi zanat imagjinar i tij dhe qe ngjan me sherbimet ne banese te picave taksi. Si cakalli, qe kerkon kerma verdalloset kujt e kujt ti mbetet ne dere. I depersonalizuar, servil dhe i pabese i ze rrugen kujtdo europiani apo amerikani qe ai mendon se ka zë me peshe.

Me dyshen "magjike" thesin e parave ne dore ose me sherbime erotike gjithfaresh ky kryeminister i diskredituar i ngjitet pacipesisht kujtdo qe ai mendon se eshte i dobishem per tu zvarritur akoma ne pushtet. Llomotit per Ukrainen, derdellit per Kosoven, i heq verejtjen e Europes dhe Amerikes, flet per te gjitha krizat e globit pa kuptuar asgje, fryhet e çfryhet duke bere gaztorin ambulant dhe vetofrohet per pune dhe sherbime, qe nuk ja kerkon kush.

Gjymtyre e peste e Vuçiçit kete pune e kryen ne menyre perfekte. Te urreje Kosoven edhe kete e kryen ne menyre perfekte. Te behet njesh me Mc Gonigal per pune te pista sigurisht eshte perfekt. Te shkaterroje, vjedhe dhe plackise Shqiperine kete e kryen ne menyre edhe me perfekte. Te pengoje çdo zgjidhje, qe nuk i pelqen Serbise gjithashtu eshte perfekt. Te promovoje e mbroje çdo vjedhes shteror patjeter eshte perfekt. Te shkaterroje zgjedhjet, drejtesine dhe shtetin ligjor e ka bere me padinin e nje mafiozi perfekt. Te mos i afrohet Shqiperise, por tjua lere trafikanteve ne dore dhe te legalizoje kanabisin sic e duan ata eshte perfekt qe cke me ate pune.

Ruajna zot prite kur te niset per ne Afrike se ka ca konflikte mes fisesh e luftra civile andej dhe ky te vetofrohet si negociator. Eshte e keqe ku budalleku dhe pranoja e frikes behen bashke se katandisesh si ky. Ky kandidat imagjinar per te drejtuar NATO-n, BE- ne,OKB- ne perkundet ne endrrat e tij idiote dhe paranojake ndonese i madh e i vogel e dine qe eshte i paafte, i pazoti dhe i paditur. E vetmja gje pozitive mbetet se kushdo e di tashme qe Shqiperia s'ka kryeminister por nje negociator imagjinar qe vetofrohet si pica ne taksi ne banese.