Seancë e posaçme/ Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, përshëndet Kuvendin
Kuvendi zhvilloi sot një seancë të posaçme, ku mbajti një fjalë përshëndetëse presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Me heret Sobotka zhvilloi një takim me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
“Ndër partnerët më të ngushtë të Shqipërisë, i cili ka ardhur tre herë në 5 vite në Kuvendin tonë”, tha ndër të të tjera kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla në nisje të fjalës së saj.
Sobotka gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhënia mes dy vende është mjaft solide dhe se do të vijojë edhe në të ardhmen të jetë po kaq e ngushtë.
“Marrëdhëniet e dy vendeve janë të gjata dhe të qëndrueshme. Vitin e kaluar kishim grupin e miqësisë nga parlamenti këtu te ju dhe sollën me vete vetëm përshtypje të mira nga vendi juaj. Ne e kemi të qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE”, u shpreh ai ndër të tjera.
Sa i takon tensioneve ne Veri të Kosovës, ai u shpreh: "Na duhet kompromisi, të flasim me njëri-tjetrin dhe ta përballojmë me konflikt dhe jo me dhunë këtë proces".
Ndërkohë tha se sa i përket lirisë së fjalës në vendin tonë, ka ende punë për të kapërcyer problematikat.
“Ka pak proces për të bërë bë këtë fushë”, tha ai.



