FOTO/ Beleri në burg, djali dhe bashkëshortja e tij në krah të ambasadores greke në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës

Është konstituuar sot Këshilli Bashkiak i Himarës, ndërsa kryebashkiaku Fredi Beleri nuk është lejuar që të marrë pjesë në ceremoni.

Ky i fundit ka reaguar nga qelia e burgut, teksa përmes një letra i është drejtuar qytetarëve të Himarës duke theksuar se sot u pengua që të merrte detyrën.

Në mbledhjen e sotme ishte prezente edhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi, ndërsa në krah të saj qëndronte nga njëra anë Vangjel Dule, dhe nga ana tjetër djali dhe bashkëshortja e Fredi Belerit.

Nderkaq, Dhimtër Kapaj është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak të Himarës me 13 vota pro, ndërsa në garë ishin dy kandidatura. Kështu, nga 21 këshilltarë, Afrovita Dhimojani mori vetëm 8 vota.

Ndërkohë që mbahet mbledhja e konsituimit të Këshillit Bashkiak të Himarës, jashtë ambienteve të bashkisë disa prej mbështetësve të Fredi Belerit kanë shfaqur një banderolë.

“Liri kryebashkiakut të Himarës”, thuhej në përmbajtjen e mesazhit nga mbështetësit e Belerit, që e kishin shkruar në gjuhën angleze.