Gjergj Hani kandidati përballë Lulzim Bashës, Nallbati s'e njeh: Kush është ky?!

Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati në një lidhje për Ora News deklaroi se ata si deputetë të PD-së nuk do të njohin zgjedhjet për kryetar që do të zhvillohen duke deklaruar se nuk do të pranojnë një kryetar që do të dalë prej atyre zgjedhjeve.

Përballë Lulzim Bashës është Gjergj Hani, për të cilin u shpreh se është hera e parë që e dëgjon e nuk di të ketë shërbyer ndonjëherë tek demokratët.

"Nuk e njoh fare, është hera e parë që e dëgjoj emrin e tij. Nuk di të ketë shërbyer ndonjëherë nga demokratët. E dëgjova për herë të parë kur prezantoi kandidaturën për kryetar të PD. Për ne nuk ka zgjedhje për kryetar dhe nuk kemi për të njohur dhe pranuar ndonjë të tillë," tha ai.