Yuri Kim ndan momentet më të bukura në Shqipëri: Të njëjtën mirësi ia tregoni edhe ambasadorit të ri!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka publikuar një video me momentet më të bukura që ka kaluar këto tre vite në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane thekson se shpreson që shqiptarët ta tregojnë të njëjtën mirësi dhe mikëpritje edhe ndaj ambasadorit të ri.

“Nënshkrimi pas tre vitesh e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 komunat dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, shkruan Kim.