Defekt në bombolën e gazit, përfshihet nga zjarri apartamenti në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 13:34
Një ngjarje e rëndë regjistruar në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga zjarri.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.