Kushton rreth 400 dollarë, kjo është "kamera kafe" me të cilën Alma K filmoi Safet Gjicin në zyrë

Kjo është pajisja përgjuese kamer-kafe e cila kushton rreth 400 dollarë me të cilën Alma K. filmoi ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, teksa kryente marrdhënie seksuale me 40-vjeçaren, në këmbim të kënaqësisë i kërkoi tenderin për strehimin e qenve.

Videoja erotike e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, u bë hit në çdo rrjet social, dhe u komentua në të gjitha dritaret mediatike, por pak u fol për pajisjen e veçantë që i filmoi dhe si përfundoi në zyrën e Gjicit.

Pas dëshmive të dhëna para prokurorëve të SPAK u zbulua se pajisja e përdorur për filmimin e skenës erotike brenda zyrës së kryebashkiakut të Kukësit, ishte vendosur në kapakun e një tasi kafeje, e cila ishte futur brenda nga vetë Alma Kaçi.

Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është dënuar me arrest me burg dhe është lënë në qeli, ndërkohë që Alma Kaçi është dënuar me arrest shtëpie.

Safet Gjici, deklaroi sot para trupës gjykuese se ai e ka marrë dënimin për atë që ka bërë, por nuk ka shkelur asnjë ligj pasi nuk ka patur asnjë projekt të miratuar.

Ndërsa Alma Kaçi tha se herën e parë që ka shkuar në zyrën e Safet Gjicit është ngacmuar seksualisht nga ai. Ndërsa herën e dytë ka shkuar me dëshirë dhe se ka vendosur ta filmojë aktin.