GJKKO dënon me 1 vit shërbim prove ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja është dënuar nga GJKKO me 1 vit shërbim prove për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për 2 apartamente, 1 në Tiranë dhe 1 në Golem dhe një hua prej 10 mijë Eurosh.

Gjatë zhvillimit të seancës, Dedja ka thënë sa i takon shumës prej 10 mijë Euro që e ka marrë hua.

“Ja kam marrë kunatit dhe ai ka punuar në vitin 2000 dhe në ato vite nuk janë deklaruar të ardhurat nga emigracioni”, ka thënë Dedja para trupës gjykuese.

Sa i takon apartamantit 146 metra katrorë, për këtë pasuri, ka deklaruar se ka marrë kredi e cila vijon deri në vitin 2033. Ndërsa për apartamentin në Golem ka thënë se është në pronësi të vëllait dhe se e ka përdorur ai.