Bashkia Shkodër në aksion për të liruar hapësirat publike, bizneset i "binden" urdhërit

Bashkia Shkodër tashmë e drejtuar nga Benet Beci nisi një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga bizneset. Kush do të kërkojë të shfrytëzojë këto hapësira do të duhet të marrë leje dhe të paguajë

Lirimi i hapësirave publike është ndër vendimet e para të Benet Becit në krye të bashkisë së Shkodrës.

Pasi u la 5 ditë afat bizneseve të aplikojnë për leje dhe të lirojnë vetë hapësirat, të hënën policia zbarkoi në terren.

Karriget, tavolitat dhe objektet e tjera të vendosura në hapësirat publike ishin të parat që u larguan.

Përfaqësuesit e subjekteve nuk bënë rezistencë dhe ju binden urdhërit të lëshuar nga pushteti vendor.

43 subjekte kanë aplikuar në një javë për të drejtën e shfrytëzimit të hapësirave publike, por jo cdo kërkesë do të miratohet bëne me dije drejtuesit e bashkisë së Shkodrës.

Vendimet do të merren pasi ekspertët të vleresojnë hapësirën që kërkohet për shfrytëzim.