Kaos në Universitetin e Korçës, Senati kthen vendimin për bashkimin me Universitetin e Tiranës
Diskutime të ashpra në mbledhjen e senatit të universitetit të Korçës “Fan S.Noli”. Në debat e sipër,Rektori i universitetit Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen, por më pas ka deklaruar se ishte emocionale.
Ndërkaq Senati ka kthyer vendimin për bashkimin me Universitetin e Tiranës.
Në mbledhjen e dytë për diskutimin e çështjes së universitetit, senati ka votuar rrëzimin e vendimit për bashkimin me Tiranën.
Ka pasur debate dhe anëtarët e tij kanë thënë qe nuk kanë ditur saktësisht ç’kanë votuar ditën e premte. Sot u bë rrëzimi i atij vendimi, dhe universitet i Korçës do të vazhdojë të jetë universitet më vete.
Një ditë më parë Bello deklaroi se universiteti i Korçës vitet e fundit po përballet me rënie të numrit të studentëve duke sjellë kështu edhe mbyllje të degëve.
Sipas Bellos nga bashkimi nuk do të rrezikohej personeli apo mbyllja e programeve të studimit.


