Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 17:32
Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Korrenspondentja e Klan News Vera Deda raporton se nga aksidenti në kryqëzimin e Gocajve mbetën të plagosur disa persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.
Si pasojë e këtij aksidenti ka patur bllokim të qarkullimit, ndërsa mjetet e tjera po përdorin segmentin dytësor të rrugës Kallmet-Lezhë për të vijuar lëvizjen.
