“Nuk kam shkelur ligjin, s’pashë projekt”, Gjici në gjyq: E mora dënimin për gabimin që kam bërë. Alma: Hera e dytë ishte me dëshirë

Zbardhet dëshmia e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici në seancë në Gjykatën e Posaçme ku u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj deklaron se Gjici ka mohuar të ketë shkelur ligjin pasi nuk ka parë asnjë projekt nga Alma Kaçi. Ai ka këmbëngulur se ka rënë në kurthin e atyre që s’e duan.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.

Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.

Ndërkohë Alma K. ka deklaruar se kishte një projekt që merrej me qentë ndërsa me kryebashkiakun Gjici kishte lidhje.

"Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai me ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrdhënien e kam kryer më dëshirë por vendosa ta filmoj," tha ajo.