Çështja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Mediu, SPAK kërkon kohë të verifikojë prokurat, avokati: Janë të viteve të ndryshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2023, 14:44
Shtyhet përsëri seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.
Seanca u shty sepse prokuroria duhet të verifikoje listën me 107 persona të cilët perfaqesohen nga avokati Dorian Matrila. Në total gjykata ka thirrur 294 persona, ku 107 persona jane të plagosur rëndë ose familjarë të viktimave.
Nga ana tjetër avokati i familjarëve deklaroi se prokurat janë bërë të viteve të ndryshme, nga viti 2011.
“Nuk ka asnjë lloj problemi sepse janë procese gjyqësore që zgjasin”, tha avokati.
Ndërkohë seanca e radhës u la më 7 korrik.
