Hotel “Dajti” hapet si bankë/ U shit për 30 mln €, 84 dhoma zyra për Bankën e Shqipërisë

13 vite pasi iu mbyllën dyert, hotel Dajti është hapur por jo për vizitorë apo turistë. 84 dhomat e tij janë kthyer në zyra për punonjësit e Bankës së Shqipërisë. Madje pas rikonstruksionit, në të u zhvillua konferenca e Ballkanit Juglindor për investime të gjelbëra

Hotel Dajti ishte nga të parët e ndërtuar në Tiranë, ku në periudhën e para vitit 1990 qëndronin kryesisht të huajt nën monitorimin e sigurimit të shtetit. Nuk mungonin as mbrëmjet ku  merrnin pjesë zyrtarët, e kohës siç edhe shihet përmes këtyre pamjeve.

Sot në 85 dhomat e tij nuk do të qëndrojnë visitor a pushues, por punonjësit e bankës së shqipërisë. Pas 12 vitesh investim kjo është pamja e re, por pa ndryshuar strukturën e vitit 1941 kur përfunduan punimet e para.

E shkuara dhe e tashmja shfaqen dhe në fotografitë e vendosura në corridor që sot u hap për herë të parë për konferencën e nivelit të lartë financa e gjelbërt në evropën juglindore.

Guvernatori Gent Sejko rekomandoi që bankat të mbështesin financimet që nuk emetojnë karbon.

"Kjo do të thotë jo vetëm kanalizim të fondeve por dhe edukim të klienteve për të zhvilluar modele biznesi por dhe investime më miqësore ndaj mjedisit dhe më të qëndrueshme ndaj rreziqeve mjedisore dhe klimatike," tha ai.

Ministrja Delina Ibrahimaj nga ana e saj tha se edhe në tendera kriter është mbrojtja e mjedisit.

"Politikat dhe masat në lidhje me ndërtimin dhe rikonstruktimin e ndërtesave me ndërtimin e sistemeve fotovoltaike do të kontribuojnë në mënyrë thelbësore çdo projekt potencial investimi që synohet të financohet nëpërmjet fondeve të buxhetit të shtetit do të vlerësohet duke pasur parasysh ndikimin mjedisor, klimaterik," tha ajo.

Hotel “Dajti” u shit nga qeveria e shqipërisë te banka qëndrore kundrejt një vlerë 30 milionë euro më 12 maj 2010, kohë prej së cilës ka qëndruar e mbyllur.