E rëndë në Tiranë, 87 vjeçarja bie nga kati i 7-të dhe humb jetën

Një 87 vjeçare ka humbur jetën sot pasi ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte.

"Më datë 22.06.2023, në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.