Fasha e re energjetike, Shoqata e prodhuesve të bukës kundër ERE-s: Do rrisim çmimin, do mbyllim furrat

Shoqata e prodhuesve të bukës kundërshton fashën e re energjitike të vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë.

Në një deklaratë për mediat ata kërkuan më shumë mbështetje për këtë sektor i cili ndikon drejtëpërdrejt në buxhetin e familjeve.

"Për furrat e bukës që shesin vetëm bukë çmimi të mbetet i subvencionuari 7.6 lekë për kw, për furrat e bukës që shesin edhe produkte pastiçerie, veç bukës, të kenë një çmim alternativ prej 9.5 lekë për kw dhe subjektet që shesin dhe prodhojnë produkte pastiçerie dhe produkte të tjera brumi, por jo bukë të tarifohen me çmimin 140 lekë për kw," deklasuar ata.

Thonë se për këtë çështje po zhvillojnë bisedime me institucionet, por nëse nuk do ketë reagim, do të marrin vendime

"Ne do rrisim çmimin, sjemi dakord, do mbyllim furrat," thanë ata.

Një ditë më parë ERE ka refuzuar trajtimin e njëjtë, duke theksuar se nga licensa për furra abuzuan duke e shndërruar dhe për veprimtari të tjera.