Apeluan kundër vendimit të SPAK, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të viktimave të 21 janarit

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të 21 janarit, të cilët kundërshtonin vendimin e Prokurorisë së Posaçme për kalimin e çështjes për kompentencë në Prokurorinë e Tiranës.

Vendimi është  marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Familjarët e 21 Janarit kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës, mirëpo Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se SPAK është në pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm.