EMRI/ Parashikonte të ardhmen, arrestohet mashtruesja 43-vjeçare

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Streha” është vënë në pranga 43-vjeçarja, Elena Muhaxhiri, e cila ishte shpallur në kërkim pasi mashtronte njerëzit se mund t'ju parashikonte të ardhmen.

Elena Muhaxhiri është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 2 vite burgim për veprën penale “mashtrimi” pasi ka përfituar shuma monetare dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, të cilëve iu premtonte se mund t'ju parashikonte të ardhmen.

Operacioni policor për kapjen e 43-vjeçares u finalizua me kapjen dhe ndalimin e Muxhahirit në Fushë-Krujë.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.