Burri rreh gruan dhe e mban mbyllur për 6 ditë, 55-vjeçarja nga Korça shkon me këmbë të thyer në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Fatos Mulla e kishte dhunuar në mënyrë barbare bashkëshorten e tij 55 vjeçare, ndërsa e mbante mbyllur prej 6 ditësh. Rasti i rëndë u zbulua kur e dhunuara shkoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua.
Frika e denoncimit të bashkëshortit bëri që Diana Mulla të duronte dhunën prej kohësh.
6 ditë më parë, ajo jo vetëm që u dhunua nga burri i saj Fatos Mulla, por edhe u shty e u rrëzua në shkallë, duke thyer këmbën e djathtë.
55-vjeçarja nuk u dërgua në spital, por bashkëshorti e la në shtëpi.
Me të çuar në spital të enjten, 55 vjeçarja e dhunuar ka treguar për bluzat e bardha të gjithë skenën.
Ajo mësohet se ka edhe të tjera probleme shëndetëasore, ku ka pësuar paralizë dhe vuan nga zemra.
Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.
Shkak për dhunën 6 ditë më parë është bërë një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës. Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë më familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.
