Gjenden mbetje kockash njeriu anësh lumit në Pogradec, ja çfarë dyshohet
Mbetjet kockore dyshohet se i përkasin një shtetasi të humbur para disa vitesh.
Nga ana e policisë është hedhur poshtë pista e ndonjë vepre penale si vrasja.
Do të kryhen ekzaminimet për të konfirmuar më pas edhe identitetin e personit.
Njoftimi i Policisë Pogradec - Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që mendohen të jenë të hershme.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

