Siguria në MEK problem, propozohet ngritja e postës policore në hyrje të kampit

Ndërhyrja e djeshme e policisë në ambjentet e kampit MEK në Manzë të Durrësit, ka ngritur edhe një herë tjetër problemin e sigurisë së këtij kampi.

Për shkak të rasteve të implikimit të iranianëve në aktivitet kriminal dhe spiunazhi, Ministria e Brendshme po studion një variant të ngritjes së një poste policore në hyrje të këtij kampi, me qëllim mbajtjen nën kontroll të çdo elementi të dyshimtë.

Bëhet fjalë për mbi 3 mijë muxhahedinë të opozitës iraniane, të cilët jetojnë në kamp.

Por brenda këtij grupi popullsie, ka elementë të rrezikshëm që kryejnë aktivitet spiunazhi për llogari të Teheranit.

Ndaj dhe është hedhur idea e ngritjes së një poste policore me qëllim prezencën e policisë brenda në ambjentet e kampit.