Prokuroria akuzë për përgjime dhe ndërhyrje në mjete elektronike në MEK, 6 muxhahedinë në hetim

6 muxhahedinë janë nën akuzë prej prokurorisë për dhunë ndaj forcave të rendit gjatë kontrollit në kamp. Verifikime po kryhen dhe për pretendimet se ishin blutë që shkelën ligjin. Nga ana tjetër spak ka regjistruar procedimin se në Manëz realizoheshin përgjime të paligjshme dhe se realizoheshin ndërhyrje në sisteme elektronike

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi përplasjen e së mërkurës në kampin e muxhahedinëve. 6 persona banorë në kamp janë vendosur nën akuzë për kundërshtim të forcave të policisë të cilët ishin në detyrë për zbatimin e vendimit të gjykatës.

Sa i përket kontrolleve, ku u sekuestruan servera të kompjuterevë, laptop dhe material të tjera  mësohet se  Prokuroria e Posaçme ka dyshime se disa anëtar të MEK, janë përfshirë janë përfshirë në aktivitet kriminal ndërsa veprat penale për të cilat po hetohet janë: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike; Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike; Ndërhyrje në sistemet kompjuterike; Keqpërdorim i pajisjeve.

Por nga ana tjetër nuk janë lënë mënjanë akuzat e muxhahedinëve për dhunë nga uniformat blu. Edhe për këto kanë nisur hetimet dhe verifikimet e të gjithë materialeve.

Operacioni nisi në orën 8 të mëngjesit të së martës e përfundoi rreth orës 13. Pas akuzave në mbrëmje policia publikoi pamje nga kamerat e efektivëve por edhe me dron, ku shfaqen personat që tentojnë të zhdukin material, por dhe duke goditur me mjete të forta blutë