I dënuar me burgim të përjetshëm, Orgest Bilbili kërkon rrëzimin e vendimit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 08:52
Pavarësisht se Orgest Bilbili ka marrë një dënim të përjetshëm nga gjykata e Apelit të Posacëm ai nuk heq dorë për të fituar lirinë.
Nëpërmjet avokatit të tij Bilbili i është drejtuar më një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon prishjen e vendimit që e mbylli në burg për jetë.
Orgest Bilbili së bashku me Anterio Kaloshin janë të akuzuar për atë që njihet si masakra e Lushnjës ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.