Yuri Kim konferencë me gazetarët: Mirënjohëse që njoha këtë vend, SHBA krah jush derisa të arrini qëllimin tuaj
Yuri Kim kërkoi nga politika vazhdimin e reformave dhe gazetarët të ngulojnë te detyra e tyre. Në konferencë për mediat duke pranuar se edhe si diplomatët e mëparshme mandati ka vështirësitë e tij, theksoi se ambasadorët nuk ndjekin axhenda personale, por ato të shtëpisë së bardhë. Një nga arritjet në detyrën e saj ishte dhe zgjatja e vlefshmërisë së vizave për të cilat tha se një ditë nuk do të kërkohen më. Megjithatë me detyrën e re një sy do ta ketë sërish nga Shqipëria, edhe pse shtoi se disa nuk e duan.
Ambasadorja Yuri Kim ka mbajtur sot një deklaratë me gazetarët në kuadër të turit të largimit nga misioni i saj diplomatik në Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj, Kim deklaroi se Shqipëria ka ndërrmarë reforma të vështira, ndër të cilat dhe ajo në drejtësi e cila po jep rezultatet e saj.
“Ndërsa përfundoj misionin tim, jam mirënjohëse që njoha këtë vend. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht ajo në drejtësi. Ajo po jep rezultat. Edhe pse ka shumë punë për të bërë. Ne nuk do të ndalemi kurrë duke mbështetur Shqipërinë, ndërsa kemi forcuar demokracinë në vend. Bashkëpunimi ynë për mbrojtjen ka sjellë rezultate të mira," tha ajo.
