Dogjani: Liçensat për kanabisin do të shkojnë në 10 duar, do të ketë abuzime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 20:33
Në emisionin “Epiqendër” në Ora News u diskutua këtë të martë në lidhje me projektligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor.
I ftuar deputeti demokrat Asllan Dogjani, u shpreh se do të ketë abuzime.
“Kjo do të bëhet për t’ua dhënë X,Y, dhjetë duarve që të përfitojnë dhe nga këta do të gjejnë treg.
Sepse nëse ky që do ta marrë këtë liçencë për ta eksportuar drogën ose kanabisin e shtetit do ta marrë me 5 lekë këtu në tregun e brendshëm, apo në tregun e jashtëm do të jetë 10 lekë.
Pra dhe ai do të gjejë rrugë të tjera për të përfituar”, u shpreh Dogjani.



