Basha merr pjesë 40-vjetorin e aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë: PD, e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin
Ish-kryedemokrati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në 40-vjetorin e aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë theksoi se PD është e bekuar me miqtë e saj ndërkombëtarë.
Ai pohoi se ka një rrezik që vjen nga sakrifikimi i demokracisë në emër të stabilokracisë më të cilën sot po përballen sot vendet e ndryshme të rajonit dhe shtoi se PD është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në vend.
Basha: 40-vjetori i Unionit Ndërkombëtar Demokrat International Democrat Union, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, mblodhi në ???????? Londër kolegë, miq dhe partnerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Në këtë 40 vjetor të krijimit të IDU e falenderova Kryetarin e familjes tonë politike euro-atlantike, ish-kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper për mbështjen e çmuar për Shqipërinë dhe PD. Ish-Presidentja dhe ministrja e jashtme e ???????? Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic me të cilën kemi ndarë kohë sfidash dhe suksesesh gjatë procesit të anëtarsimit në NATO, më garantoi se vendi i saj do te jetë mbështetës i palëkundur në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Gjithnjë kënaqësi biseda e hapur dhe miqësore me një nga eminencat e Partisë Popullore Europiane, Elmar Brok, mbështetës në çdo kohë i Partisë Demokratike. Me ish-kryeministrin dhe kreun e partisë simotër në Slloveni Janes Janza folëm për sfidat më të cilat po përballen vendet tona dhe rreziku që vjen nga sakrifikimi i demokracisë në emër të stabilokracisë më të cilën sot po përballen sot vendet e ndryshme të rajonit. PD është e bekuar me miqtë e saj, si e vetmja forcë që ka sjellë e do ta sjellë ndryshimin!
