Balliu: Rama Khamenei i Tiranës, zbarkon krimet e diktaturës Iraniane në Shqipëri

Përmes një postimi në Facebook, shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu shkruan se Rama zbarkon krimet e diktaturës Iraniane ne Shqipëri.

Ai shton se Rama sot sulmoje barbarisht Muxhahedinët të cilët strehohen në Shqipëri si rrjedhojë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Balliu: Rama Khamenei i Tiranës. Rama zbarkon krimet e diktaturës Iraniane ne Shqipëri. Në shkelje flagrante dhe totale të konventave ndërkombëtare për refugjatët, si dhe traditës tonë kombëtare për mikpritjen e mysafirëve, Rama sot sulmoje barbarisht Muxhahedinët të cilët strehohen në Shqipëri si rrjedhojë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Ky akt kriminal me pasoje vdekjen e një civili dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve tregon mendësinë diktatoriale të Edi Ramës. Edhe sikur të ishte shkelur marrëveshja, nga pala e Muxhahedinëve, dhunimi i tyre nuk është zgjidhja dhe nuk është Shqipëria që do të hetonte këtë çështje pasi qëndresa e tyre këtu bëhet e mundur apo e pamundur nga aleati jonë strategjik SHBA.