"Përplasje dhe kundërshtim", MEK ngre pretendimet: Një banor u vra nga policia gjatë kontrollit në kamp. Policia e mohon

Kampi i muxhahedinëve në Durrës ka ngritur pretendimet se një banor i Ashrafit u vra gjatë kontrollit të policisë sot.

"Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.
Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri.



Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit," thuhet në deklaratëne  tyre.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ka patur përleshje dhe kundërshtim mes punonjësve të policisë dhe personave në kamp.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se nuk ka viktimë nga kontrolli brenda në kamp.