Berisha: Rama dhe Vuçiç duan luftë e ndarjen e Kosovës! Ndërkombëtarët të jenë të vëmendshëm ndaj dy autokratëve

Sali Berisha denoncoi sot gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët farsën elektorale të 14 majit, duke iu referuar vendimit të Gjykatës për të shpallur përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, pasi ishte verfikuar manipulimi me kutinë e burgut të Rrogozhinës.

Berisha tha se, në vend që gjykata të kërkonte dënimin si kriminel elektoral të Ulsi Manjës, Erion Veliajt dhe drejtorit të burgut të Rrogozhinës, që stisën qendrën e votimit në burg për të ndryshuar rezultatin, ata kërkua ripërsëitjen e zgjedhjeve në të gjithë Bashkinë. Në rastin e Bashkisë së Rrogozhinës, nxjerrja e pavlefshme e kutisë së burgut do të nxirrte direkt fitues kandidatin e opozitës, Shkëlqim Hoxha.

Sali Berisha deklaroi se si Rrogozhina janë shumica e bashkive në të githë Shqipërinë. Lideri i PD denoncoi skenarët destabilizues që po përgatiten për Kosovën nga dy autokratët e Ballkanit.

Berisha u shpreh se Rama dhe Vuçiç duan luftë në Kosovë dhe plani i tyre është ndarja e Kosovës. Berisha i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të jetë i vëmendshëm ndaj këtyre dy autokratëve.

Berisha denoncoi heshtjen e Ramës, që për asnjë moment nuk dënoi rrëmbimin e policëve të Kosovës nga bandat e Beogradit. Berisha përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë për shtensionimin e situatës dhe rikthimin sa më parë të Marrëveshjës së Ohrit, si një marrëveshje e cila jep një përparim të madh në maarrëdhëniet mes dy vendeve.

I pyetur në lidhje me zhvillimet politike në rradhët e pengjeve të regjimit, Berisha tha se ky është një skenar i Ramës kundër PD dhe opozitarizmit.

Çdo ditë që kalon, farsa zgjedhore 14 maj 2023 nxin edhe më shumë, bëhet më e zezë. Hapjet e dokumenteve dëshmojnë se me 14 maj, shqiptarët përjetuan një farsë të atillë që mund të mbahet mend vetëm në kohërat e diktaturës.

Por, në mënyrë antiligjore po sillen edhe organet e trajtimit të ankesave. Flamurin e lakejve të regjimit e mban si gjithnjë drejtuesi i KAS, por paralel ecin edhe institucionet e tjera.

Dje, në Kolegjin Elektoral u shqyrtua dosja e Rrogozhinës, në të cilën kutia e burgut të Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre të votimit. Pra, para çdo gjykatësi me minimumin e minimumit të integritetit profesional, ajo shpallej e pavlefshme. Dhe tani gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.

A ka logjikë njerëzore të dënosh 10 mijë, 15 mijë, sa mund të jenë zgjedhësit e Bashkisë së Rrogozhinës që votuan për manipulimin? Në vend që gjykata të kërkonte dënimin si kriminel elektoral të Ulusi Manjës, Erion Veliajt dhe drejtorit të burgut të Rrogozhinës, që stisën në kundërshti me ligjet për të ndryshuar rezultatin qendrën e votimit në burg. Skandaloz është votimi i dokumentuar në Kuçovë.

Ju do shihni aty të gjitha mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit. Ju do shihni përpjekjet e tmerrshme për të fshehur nga KAS këto mekanizma. Kështu janë me rradhë pjesa dërrmuese e të gjitha bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat, ndërkohë komisionit po i afrohet fundi në hartimin e raportit, natyrisht priten edhe rezultatet e shqyrtimit të ankesave, se ato duhet që të pasqyrohen. Pra, edhe njëherë me 14 maj nuk kishte zgjedhje, por farsë zgjedhore.

Tani, do të rikthehem në një moment tek ngjarjet e datës 14 qershor. Me 14 qershor, ose natën e 13 qershorit Edi Rama anuloi takimin e parashikuar në kuadrin e Lidhjes së Prizrenit, mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës në Gjakovë. Me 14 pasdite, Putini i Vogël rrëmben në një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut, edhe aty nuk guxon ta praktikojë Kim Jong Un-i të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale dhe banditeske.

Siç e patë ju, Edi Rama tha se unë hesht se po pres. A ishin të lidhura këto dy veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën? Koincidenca flet shumë.

Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes dy ngjarjeve, por duke pasur parasysh se Edi Rama është publikisht i njohur si një argat i Vuçiçit, edhe ndonjë mëkat t’i lidhësh nuk është. Pra, në të njëjtën ditë që anulohet mbledhja, në të njëjtën ditë sivëllai i tij i madh, Vuçiçi, ndonëse ky mund të jetë më i madh se ai rrëmben sikur të ishte udhëheqës i Koresë së Veriut policë në territorin e Kosovës krye një agresioni.

Jo atë ditë, por as të nesërmen, Edi Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim, as për të dënuar aktin. Mos u çudisni ju, kur të vrapojë në Beograd me ‘Ismailin’ dhe t’i sjellë ata në Tiranë po në kuadër t ëkëtij skenari, sepse i duhet të tregojë një peshë për të lehtësuar veten përpara procesit McGonigal. Gjithçka po e bën tani për mbijetesën para një procesi që i qëndron si Shpata e Demokleut dhe nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë.

Unë e kuptoj që ju mund të thoni se, si tepër po i lidh këto gjëra. Nuk i kam lidhur unë, po pse ndodhën të dyja në një ditë? Më thoni ju mua. Pse mbledhja u anulua paradite, dhe rrëmbimi u krye pasdite? Çfarë do të thotë Edi Rama që nuk e dënon aktin, por kërkon lirimin? Lirimin kërkoje, por dëno njëherë rrëmbimin. Sepse rrëmbimi është i stilit të Kim Jong Un-it. Sepse një skenë të tillë jemi mësuar ta shikojmë vetëm në kufi të Koreve.

Pra, siç e shihni ky është një skenar i përkeqësimit të krizës, në një kohë kur kërkohet shpërshkallëzimi i saj, shtensionimi i saj.

Rama dhe Vuçiç po e acarojnë atë. Rama dhe Vuçiç po koordinojnë gjithnjë në projektin e tyre të mëparshëm. Çdo ditë, ka tri ditë rresht që serbomadhi, Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj boshnjakëve dhe ndaj shqiptarëve, flet për luftë. Thotë se Albin Kurti do luftë, si mund të dojë një vend pa ushtri luftë? Një vend që ka një forcë simbolike. Luftë do ai me vëllain e tij, me vasalin e tij këtu në Tiranë, sepse duan ndarjen e Kosovës.

Prandaj dhe unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të këtyre dy autokratëve famëzinj, të cilët kanë plane ogurzeza për pushtetin e tyre, për rajonin. Plani i tyre është ndarja e Kosovës, që nuk mund ta bëjnë kurrë. Këto janë shqetësime shumë serioze.

Ndërkohë, përsëris thirrjen time ndaj autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë me KFOR, EULEX, BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin sa më parë te Marrëveshja e Ohrit, si një marrëveshje e cila në vlerësimin tim, jep një përparim të madh në marrëdhëniet midis dy vendeve. Natyrisht, nuk jep njohjen, por kam qenë dhe mbetem gjithnjë i mendimit se politika tuturje, e tëra ose asgjë nuk është ajo që mund të zbatohet në këtë rast.

Ajo që shihni ju është skenari i Edi Ramës. Dhe sot nuk ka njeri që në analizën më minimaliste nuk konstaton që ai është një skenar i Edi Ramës, dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me PD dhe opozitarizmin. PD, opozita shqiptare është në një përballje të madhe me Edi Ramën, është në njëproces qëndrese të pamposhtur ndaj një skenari që synonte zhdukjen e opozitës, skenari që synonte që vendosjen e opozitës shqiptare në kontrollin eplotë të qeverisë. Ky skenar ka dështuar me turp, jo përfundimisht, beteja vazhdon dhe jam i sigurt që do fitojmë.