Rivotime në Rrogozhinë, anulohet kutia e burgut, Kolegji: Memolla e Hoxha sërish në zgjedhje
Zgjedhësit e Rrogozhinës do ti drejtohen sërish kutive të votimit për të vendosur mes Edison memollës së PS dhe Shkëlqim Hoxhës së opozitës. Kolegji i ka dhënë fund debatit për njohjen e 102 votave në burgun e qytetit, duke vendosur rizhvillimin e zgjedheve. Në 14 maj gara u nda me 21 vota në favor të selisë rozë
Rrogozhina do të hyjë sërish në zgjedhje. Vendimi është marrë nga kolegji zgjedhor, pasi procesi kaloi të gjithë shkallët e ankimeve.
Shkak është bërë debati për një kuti e votimit në burgun e rrogozhinës e cila rezultoi se ishte në të fundit që vulosi fituesin në 14 maj. Fillimisht kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla fitoi me një diferencë prej 30 votash ndaj Shkëlqim Hoxhës së koalicionit bashkë fitojmë.
Kanë qenë përfaqësuesit e opozitës që kërkuan në kas rinumërim të fletëve me argumentin se shumë prej votave pro të Hoxhës nuk ishin shënuar saktë.
Në përfundim të procesit gara u kufizua me 21 vota, ndërsa Komisioni i ankesave dhe Sanksioneve refuzoi të konsideroi votat në burgut të rrogozhinës të pavlefshme. Në të 92 ishin pro Partisë Socialiste e 12 për opozitën
Vendimi i KAS shkoi në kolegjin zgjedhor e ky I fundit tashmë vendor rivotime që do të duhet të realizohen brenda 45 ditëve dhe për këtë do të duhet që presidenti të përcaktojë datën kur palët do ti drejtohen votimeve.
