Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për ndërtimet pa leje, Bardhi: Nuk i rezistuan dot presionit të Ramës

Ka reaguar deputeti demokrat, Gazment Bardhi lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetues për lënie në fuqi të vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Bardhi: Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.