“Të kthehen urgjent në shtëpi!” Rama: S’ka asnjë paralele mes 3 policëve dhe kriminelit serb të arrestuar në Veri!
Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Twitter ka bërë thirrje dhe njëherë që policët e rrëmbyer nga Serbia dje të lirohen ndërsa KFOR sipas tij nuk ka dhënë ende një deklaratë publike për vendodhjen e tyre.
"1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë," deklaroi ai.
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
— Edi Rama (@ediramaal) June 15, 2023
5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.


