Rama: Zgjidhja në tavolinë nga bashkësia euroatlantike, moment historik që nuk duhet humbur nga Kosova

Gjatë konferencës me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, Edi Rama tha se zgjidhja e përbashkët mes Kosovës e Serbisë, është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike.

Ai shtoi se dot Kosovës i është dhënë mundësia e artë, propozimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës, duke shtuar se kjo mundësi nuk duhet humbur.

Rama: Zgjidhja e përbashkët, është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike. Dhe ajo që është më e rëndësishme në interesin tonë është se paqja është në tryezë, dokumenti është në tryezë, mundësia historike për të mbyllur një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri, dhe për ta njohur Kosovën edhe nga Serbia. Është kaq e madhe kjo mundësi sa të tjerat janë produkt i devijimit nga fokusi.

Sot Kosovës i është dhënë mundësia e artë, propozimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Besoj se mund ta them se ajo marrëveshje që është në tavolinë nuk është e thënë të jenë aty përgjithmonë, situatat mund të ndryshojnë, mund të hyjmë në tjetër kohë të gjatë në histori që s’do kemi zgjidhje. Jam i fokusuar te kjo zgjidhje. Të tjerat janë pilula ekzaltimi nga ata që e identifikojnë veten si patriotë në luftëra imagjinare.